Kreu i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell ka njoftuar se vendet anëtare të BE-së po krijojnë një regjim sanksionesh për të adresuar shkeljet e të drejtave të njeriut në të gjithë botën, një ekuivalent i BE-së me aktin “Magnitsky” të SHBA-së.
“Sipas kërkesës së disa shteteve anëtare kemi rënë dakord të fillojmë punën përgatitore për një regjim global sanksionesh, për të adresuar shkelje serioze të të drejtave të njeriut”, theksoi Borrell pas një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së.
“Ekziston një konsensus i fortë rreth çështjes”, shtoi Borrell, ndërsa vuri re se disa shtete anëtare kanë ende rezerva. “Tashmë kërkohet një seri hapash, përfshirë këtu përgatitjen e teksteve ligjore”./abcnews.al