Festimi i 60 vjetorit të lindjes i ka kushtuar shtrenjtë kryeministres së Norvegjisë, e cila tashmë është nën hetim për shkelje të rregullave anti-Covid.
Televizionet vendase denoncuan faktin se Solberg dhe familja e saj, u mblodhën në fund të muajit shkurt, duke shkelur rregullat shëndetësore dhe udhëzimet për të kufizuar ndërveprimet sociale dhe grumbullimet, dhe mes anëtarëve të familjes.
Përballë protestave, liderja popullore e vendit skandinav pranoi se kishte gabuar, me anë të një postimi të gjatë në profilin e saj në Facebook: “Kërkoj falje që shkela rregullat anti-Covid. Nuk duhej të kishte ndodhur.
Lidere e partisë konservatore që nga viti 2004, dhe kryeministre që nga 2013, Erna e Hekurt, e cila shpesh krahasohet e Margaret Thatcher, u vlerësua shumë për mënyrën se si menaxhoi pandeminë në vend.
Por kjo ngjarje mund t’i kushtojë shtrenjtë në zgjedhjet e 13 shtatorit. Ndërkohë në rrjetet sociale kërkohet dorëheqja e saj.
Norvegjia ku jetojnë më shumë se 5 milion banorë, ka regjistruar mbi 84 mijë raste me Covid dhe 648 viktima që nga fillimi i pandemisë. Ndërsa aktualisht janë vaksinuar më shumë se 735 mijë norvegjezë./abcnews.al