Shkelet kufiri, Koreja e Jugut qëllon ndaj ushtrisë së Kim Jong Un

schedule08:31 - 11 Qershor, 2024

schedule 08:31 - 11 Qershor, 2024

Ushtria e Koresë së Jugut qëlloi disa erë në ajër në shenjë paralajmërmi si kundërpërgjigje të një “kalimi të shkurtër” të kufirit nga ushtarët e Koresë së Veriut.

Episodi, njoftoi Komanda e Shefave të Shtabit të Përbashkët në Seul, ndodhi të dielën, kur një grup ushtarësh të Koresë së Veriut “kaluan vijën e demarkacionit në zonën e çmilitarizuar që ndan dy Koretë”.

Ushtria e Koresë së Jugut dërgoi mesazhe dhe më pas gjuajti të shtëna paralajmëruese, duke i detyruar ushtarët e Veriut të ktheheshin në anën e tyre të kufirit.

Ditët e fundit janë shtuar ndjeshëm incidentet mes dy vendeve ku nga Koreja komuniste janë hedhur balona me mbeturina drejt fqinjit jugor, teksa kjo e fundit ka rikthyer mesazh me qendra zëri kundër liderit Kim Jong Un.

/abcnews.al