Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se së shpejti do të ketë një ligj të quajtur “Ligji i Vijës Bregdetar” , së bashku me planin e ri të administrimit të plazheve e të pastërtisë së zonave turistike.
Njoftimin, Rama e ka bërë teksa ka publikuar pamjet e shembjes së një objekti të ndërtuar pa leje në Dhërmi.
Më herët IKM njoftoi se ka rinisur aksionin për shembjen e ndërtesave pa leje në zonat turistike. Rama shkruan se operacioni do të vazhdojë pa toleruar askënd ndërsa mes të tjerave thuhet se do të ndëshkohen të gjithë ata që shkelin ligjin dhe ndërtojnë pa leje.
Njoftimi i Ramës:
Dhërmi – Operacioni “Bregdeti Ynë”
Rifillon aty ku u ndërpre në qershor për shkak të sezonit turistik, operacioni i pastrimit të bregdetit nga çdo ngrehinë abuzive apo abuzim me lejet e ndërtimit, për të cilat jo vetëm toleranca do të jetë zero, me shembjen e ndërtimeve pa leje, por do të vihen para përgjegjësisë shkelësit e ligjit, në bazë të normave të reja penale për shkeljet në ndërtim
*së shpejti edhe Ligji i Vijës Bregdetare, së bashku me planin e ri të administrimit të plazheve e të pastërtisë së zonave turistike
#ShqipëriaeArdhmjaJonë /abcnews.al/