Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbyll dy restorante po ushtronin aktivitet në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare. Sipas AKU-së gjatë kontrollit në restorantin “Veli Krosi” në Klos u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.
Ndërsa nga trupa inspektuese Vlorë u konstatua një tjetër restorant në Palasë me kushte të renda higjeno-sanitare si dhe i paregjistruar në QKB. Ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 1 milion e 300 mijë lekë, si dhe u bllokimi i menjëhershëm i aktiviteteve.