Shkelën rregullat: Walker e Rooney ndalohen nga policia, detajet

schedule08:59 - 14 Prill, 2020

schedule 08:59 - 14 Prill, 2020

Kyle Walker ka shkelur sërish rregullat e karantinës dhe këtë herë e ka bërë me një tjetër emër të njohur, Wayne Rooney. Ata janë fqinj me njëri-tjetrin dhe ditën e premte në mbrëmje kanë menduar të dalin një shëtitje me fëmijët e tyre, sikurse raporton britanikja “The Sun”.

Rooney kishte dalë shëtitje me dy nga fëmijët e tij, kurse Walker me “ish”-in e tij, Annie Kilner, dhe tre fëmijët e tyre. Ata nuk ishin së bashku fillimisht, por fëmijët e futbollistëve njihen me njëri-tjetrin, pasi shkojnë edhe në të njëjtën shkollë, ndaj kanë vrapuar drejt njëri-tjetrit për t’u takuar.

LEXO EDHE: “Mos dilni, mos dilni!”/ Anglezit Kyle Walker ia nxjerr bojën një eskortë

Një police ka qëlluar pranë dhe u ka thënë të shkojnë menjëherë në shtëpi, veç e veç. “Një burim, për Then Sun tregon: “Fëmijët e tyre shkojnë në të njëjtën shkollë dhe kur panë njëri-tjetrin vrapuan të takoheshin. të dyja familjet nuk folën kur policia shkoi aty.

Ishte gjithçka jo e qëllimshme prej tyre. Kylie është ndarë nga Annie, por dëshiron që t’i shohë fëmijët e tij gjatë izolimit”. Në Angli lejohet që njerëzit të dalin një herë në ditë e të stërviten apo të shëtitin, por jo të takohen me njerëz të tjerë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!