Shkelën rregullat e Schengen, riatdhesohen 34 shqiptarë

schedule14:04 - 27 Shtator, 2019

schedule 14:04 - 27 Shtator, 2019

34 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar nga Lille e Francës për në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, uniformat blu shprehen se këta persona shkelën rregullat e qëndrimit në hapësirën Shengen, kërkuan azil dhe tentuan të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet Francës.

Sipas uniformave blu, operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe javët e ardhshme. Ndërkohë Policia Kufitare njofton se do të vijojë me kontrollet e rrepta në pikat e kalimit kufitar, në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe me patrulla të shtuara në kufirin jeshil për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit.

“Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero”, përfundon deklarata e policisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!