Shkelën rregullat anti-Covid, arrestohen 200 aktivistë dhe politikanë rusë

schedule10:18 - 15 Mars, 2021

schedule 10:18 - 15 Mars, 2021

Rreth 200 aktivistë dhe politikanë rusë të opozitës janë arrestuar në mbledhjen e forumit të këshilltarëve bashkiakë  të  pavaruar, sipas një raporti nga Ministria e Brendshme Ruse, duke akuzuar pjesëmarrësit e forumit për shkelje të rregullave anti Covid.

Disa besojnë se fushata është një akt tjetër i shtypjes politike në Rusi, ku zgjedhjet parlamentare janë planifikuar për në shtator. Në një deklaratë, policia tha që kishte ndërhyrë për të ndaluar mbledhjen sepse shkelte kufizimet e Covid, me shumë pjesëmarrës që nuk kishin maska.

Midis të arrestuarve janë Ilya Yashin, një politikan i opozitës që drejton një nga komunat e  Moskës; Yevgeny Roizman, ish-kryetar i Bashkisë së Yekaterinburgut; Julia Galyamina, ish-anëtare e këshillit bashkiak të Moskës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!