Protesta e disa prej lokaleve në Lungomaren e Vlorës për orën policore është pasuar me një aksion të policisë në të gjithë subjektet që nuk kanë respektuar aktin normativ për mbylljen e lokalit dhe ndalimin e muzikës pas orës 22:00.
Në momentin e kontrolleve, disa prej pronarëve të lokaleve dyshohet se kanë kundërshtuar policinë. Për pasojë këta të fundit kanë ndërhyrë duke shoqëruar disa persona mes tyre edhe një grua.
Në videot e siguruara nga ABC duket një prej tyre, e cila nuk pranon të shoqërohet duke tentuar të ulet në tokë. Por policia e shoqëron me forcë deri tek furgoni. Në atë moment ndërhyjnë edhe disa persona të tjerë të cilët largohen nga uniformat blu. m.v/abcnews.al