“Shkelën në zonë të ndaluar”, çifti i grekëve arrestohet nga ushtarët turq

schedule20:48 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 20:48 - 6 Dhjetor, 2021

Një çift nga Greqia është arrestuar në kufirin me Turqinë. Mediat në vend raportojnë se bëhet fjalë për oficerin e policisë Manolis Valasoudis dhe për Athena Tziaka e cila punon në kabinat e pagesës në autostradën e Egnatias.

Çifti kishin shkuar në Edirne ditën e djeshme për shopping, por ndërsa kalonin në doganën e Kastaias në rrethana ende të panjohura thuhet se ata kaluan në një zonë ushtarake të ndaluar dhe u arrestuan nga ushtria turke.

Humbjen e Athena Tziaka-s e raportoi vëllai i saj i cili ka treguar se që nga mëngjesi ajo nuk ishte kthyer nga udhëtimi i saj i shkurtër për në Edirne dhe nuk kishte pasur më kontaktet me familjen.

Autoritetet e policisë greke kontaktuan më pas autoritetet turke dhe u njoftuan se çifti mbahej në komisariatin e Edrenes Sipas informacioneve babai i Dimitris Tziakas ishte arrestuar dhe akuzuar nga autoritetet turke se dyshohet se kishte hyrë ilegalisht si peshkatar në ujërat turke.

Më pas ai u la i lirë, u kthye në Greqi me anijen e tij të peshkimit dhe u procedua gabimisht nga prokuroria greke për largim të paligjshëm jashtë vendit.

Ngjarja ka ndodhur më 14 maj 2015. Në gjykimin që pasoi ai u shpall i pafajshëm. /abcnews.al/