Shkelën marrëveshjen e armëve të vitit 1994, gjykata franceze burgos 6 persona

schedule10:16 - 16 Qershor, 2020

schedule 10:16 - 16 Qershor, 2020

Gjykata franceze ka dënuar tre ish-zyrtarë të qeverisë dhe tre njerëz të tjerë për ryshfet në një marrëveshje shitjeje armësh ndaj Pakistanit dhe Arabisë Saudite në vitin 1994.

Gjykata i dënoi me  dy deri në pesë vite  për “l’affaire Karachi ” ( Skandali i Nëndetëses Agosta)  në të cilën u përfshi dhe ish-kryeministri Edouard Balladur, i cili tashmë përballet me akuza ryshfeti për financimin e fushatës së dështuar presidenciale në 1995.

Këto janë dënimet e para të çështjes së njohur në Pakistan ku një autobuz me inxhinierë francezë të mbrojtjes u hodh në erë në vitin 2002, duke vrarë 15 njerëz.

Fillimisht për sulmin u dyshua grupi Al-Qaeda por më vonë në vëmendje erdhi marrëveshja e dyshimtë e armëve dhe bindja se shpërthimi u bë prej mos-pagimit të ryshfetit të premtuar.

Tre ndihmësit janë Nicolas Bazire, kreu i fushatës së Balladur; Renaud Donnedieu de Vabres, ish-këshilltar i ministrisë së mbrojtjes Francois Leotard; dhe Thierry Gaubert, ndihmës i ministrit të atëhershëm të buxhetit, Nicolas Sarkozy.

Bazire e Donnedieu de Vabres u dënuan me tre vite burg, pasi në gjykatë u tha se Bazire “dinte gjithçka” për 10.25 milionë frangat (1.6 milion euro, $1.8m) që kishin ardhur nga burime të dyshimta në fushatën e Balladur.

Gaubert dhe Dominique Castellan u dënuan me dy vite burg. Dy ndërmjetës libanezë , Ziad Takieddine e Abdul Rahman El-Assir, u dënuan me pesë vite burg.

Këta të fundit refuzuan të paraqiten në gjyq dhe një mandat arresti është lëshuar nga autoritetet.

Balladur, 90 vjeç, dhe Leotard, 77, do të gjykohen në muajt në vijim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!