Shkel vendimin e gjykatës, arrestohet 55 vjeçari

schedule09:44 - 5 Janar, 2018

schedule 09:44 - 5 Janar, 2018

Një 55 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së qytetit të Korçës, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës.

Pavlo Veis, banues në Korçë është arrestuar ditën e enjte pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij B.B, 40 vjeçe, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje dhe më pas është larguar me mjetin tip “Nissan” me targa greke ZMP5199.

55-vjeçari është ndaluar nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr 7 në Korçë, ku është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!