Një turist i dehur irlandez ka rënë në prangat e policisë së Brukselit, pasi theu një pjesë të një statuje që zbukuronte hyrjen e ndërtesës së Bursës në kryeqytetin belg.
Mediat e huaja shkruajnë se për rinovimin tre vjeçar të Bursës janë shpenzuar rreth 90,000 euro ndërsa rreth 17,000 euro i kushtoi, sipas mediave belge, restaurimi i statujës, që irlandezi kishte dëmtuar.
Videoja ka regjistruar irlandezin e dehur duke u ngjitur dhe duke “kalëruar” statujën e quajtur “dora me pishtar”, një nga dy që qëndron në hyrje të bursës.
Kalimtarët e befasuar shikojnë turistin, i cili në përpjekje për të zbritur, ngjitet në statujë, duke thyer pishtarin dhe një pjesë të dorës së statujës./abcnews.al