46-vjeçarja shqiptare Adelina Sejdini, e cila bashkëpunoi me autoritetet italiane për të shkatërruar një grup mafioz që shfrytëzonte vajzat për prostitucion, është vetëvrarë, duke u hedhur nga ura.
Mediat italiane raportojnë se ajo u hodh nga një mbikalim të shtunën. Adelina, ish-prostitutë e lindur në Durrës falë bashkëpunimit të saj me policinë, çoi në arrestimin e 40 personave dhe 80 të tjerë u kallëzuan penalisht. Të gjithë i përkisnin mafies shqiptare që kontrollonte shfrytëzimin e prostitucionit në të gjithë Italinë.
Më 3 nëntor ajo ishte e ftuar në L’aria che tira suLa7 dhe tha: “Nëse kthehem në Shqipëri jam grua e vdekur, kam frikë se mos më vrasin ata që kam arrestuar atëherë”.
Sejdini, 46 vjeçe, jetonte në Pavia dhe ishte e sëmurë me kancer, shpesh ajo shtrohej në spital në San Matteo. Pasi u arratis nga shfrytëzuesit e saj, ajo denoncoi organizatën dhe në vitet në vijim punoi gjithashtu përkrah City Angels për të ndihmuar prostitutat e reja viktima të shantazhit për t’u çliruar nga ajo skllavëri.
Ajo nuk donte më shtetësinë shqiptare, nga vendi që la në vitin 1996 kur mbërriti në Itali në moshën 22-vjeçare. Megjithatë, me rastin e rinovimit të fundit të lejes së saj të qëndrimit, ajo nuk njihej më si pa shtetësi . “Jo vetëm kaq, ajo thotë se unë punoj. Rrjedhimisht, nuk mund të kem më përfitimet dhe pensionin e invaliditetit që më duhen për të jetuar”, ka thënë Sejdini.
Për të protestuar kundër burokracisë, në fund të tetorit ajo vendosi të shkonte në Romë, pavarësisht shëndetit të dobët, me shpresën se do të mund të takohej me Presidentin e Republikës Sergio Mattarella ose të paktën disa zyrtarë të Ministrisë së Brendshme.
Më pas më 28 tetor ajo i vuri flakën vetes. Por shqiptarja u shpëtua dhe më pas u transportua në spitalin Santo Spirito me djegie të rënda.
“Kam aplikuar për një banesë publike, por tani e ëndërroj. Dokumentet nuk përputhen më. Dhe nuk mund ta pranoj nënshtetësinë shqiptare, që nga momenti që më kanë shkruar kam makthe. Më mirë do të vrisja veten”, ka deklaruar ajo.
Me urdhër të autoriteteve, pasi u pranua në Kapitele, ajo do të duhej të kthehej në Pavia, ku po trajtohej dhe kishte përfunduar gjithashtu në terapi intensive. Por Adelina Sejdini nuk u kthye më nga romas, pasiu të shtunën e kaluar u hodh nga një mbikalim hekurudhor. g.v/abcnews.al