Presidenti Ilir Meta ka vijuar akuzat ndaj kreut të PD Lulzim Basha. I ftuar në emisionin “Log.” në Abc me Endri Xhafon, Meta tha Basha sipas tij është “i kapur” nga Rama. Ndërkaq Meta kujton rastet kur e ka “shpëtuar” sipas tij Bashën dhe rastet kur ai nuk e ka dëgjuar. I pyetur për deklaratën e fundit të Bashës i cili tha se Meta me përfshirjen e tij në fushatë shkatërroi LSI, presidenti e ka ironizuar duke thënë se tashmë flet edhe në emër të Monika Kryemadhit.
“Njëherë e shpëtova PD nga lojërat që bënte dhe ky dhe ata që donin ta ndanin ne 2 parti… Rama donte ta kapte me kushtetutë, ai e ka kapur dhe sot po në mënyrë antikushtetuese kjo është e qartë dhe e provuar. I vemti proces ku ka dalë deri diku pozitiv ka qenë falë meje, se këta donin ta bënin duke përjashtuar PD nga ky proces, ata që do votonin do quheshin pro reformë, ata që sdo votonin që quheshin kundër reformë. Ishte rasti që u bë me 140 vota dhe ky doli më pozitiv. I thashë mos më ik në Holandë me pushime se reforma me ligjet ka një dakordësi. Merru me Oerdin më tha mua për të cilin kam respekt, ajo ishte çështje e vullnetit politik jo e teknikalitetit. Ky iku e la fushën bosh, tani vijmë te një moment, një javë para se ti mbaronte mandati Llallës.
Asnjëherë s’u mor një iniciativë nga opozita dhe ata thanë se këta s’duan të zgjidhet prokurori se duan të rrijë ky që është. Ai s’e çoi në kushtetuese zgjedhjen e prokurorit.Marrim një rast tjetër, dogjën mandatet kur isha jashtë shtetit. Çuditërisht marr lajmin këta miting andej dhe marr lajmin që do djegin mandatin. Ça mandati thashë kjo është çmenduri. Këta e bënë fakt të kryer. Unë jam i bindur se nuk ishte rastësi”, shtoi më tej Meta.