Policia italiane ka bërë të mundur shkatërrimin e bandës kriminale që ushtronte aktivitet në trafikun e prostitucionit. Mediat italiane bëjnë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Telepass”, janë vënë në pranga 9 persona dhe janë shpallur në kërkim pesë të tjerë mes të cilëve edhe shqiptare.
Të ndaluarit janë drejtuesja e bandës shqiptarja Liljana Shoshari, 35 vjeçe, banuese në komunë Rezzato në provincën e Breshas, shoferi i saj 61-vjeçari italian me origjinë kalabreze Ludovico Raffa, shqiptari 27-vjeçar Emiljano Osmani me detyrën e kontrollit të vajzave prostituta në rrugë e shtetasja rumune Ionica Paun.
Të ndaluarit akuzohen për trafik e shfrytëzim prostitucioni, grabitje e trafik lëndësh narkotike./abcnews.al