Dita e sotme shënoi rrënimin e ish ndërtesës së Bankës së Lisbonës. Siguria e strukturës u vlerësua e papërshtatshme pas një zjarri vitin e kaluar që mori jetën e 3 zjarrfikësve. Ndërtesa e re do të përdoret për të strehuar departamentin e qeverisë krahinore.
“Ishte ndërtesa e dytë më e madhe që u rrënua. Ajo ishte 108 metra e lartë. Ndërtesa më e lartë që është shkatërruar ndonjëherë ishte 114 metra”, tha Tasneem Motara, Anëtare e Këshillit Ekzekutiv për Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Pronave në Gauteng.
Ekspertët thanë se ishte “ndoshta një nga prishjet më të vështira” për të cilat kanë punuar, por ishte një shpërthim tërësisht i kontrolluar dhe i suksesshëm, theksoi ajo./abcnews.al VIDEO