Shkatërrohet grupi shqiptaro-nigerian i drogës, 55 të arrestuar, mes tyre 27 shqiptarë

schedule09:51 - 9 Mars, 2021

schedule 09:51 - 9 Mars, 2021

Në kuadër të një operacioni ndërkombëtar është bërë i mundur shkatërrimi i grupit kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike shqiptaro-nigerian.

Në kuadër të operacionit të koduar “Maxi”, është bërë i munduar arrestimi i 55 personave mes të cilëve 27 janë shqiptarë, 23 nigerianë, 4 italianë dhe 1 gambian.

Operacioni është zhvilluar në Vlorë, Kothen në Gjermani dhe Romë, Brescia , Modena , Macerata , Genova, Parma në Itali, ku në kuadër të hetimeve është bërë i mundur dhe shkatërrimi i grupit kriminal.

Mediat italiane bëjnë me dije se grupi trafikonte kanabis nga Shqipëria në Itali dhe më pas dërgohej në Gjermani me autobusë e trena.

Sipas mediave bëhet me dije se pjesë e këtij grupi janë 3 organizata të ndryshme kriminale që kishin si synim trafikimin e paligjshëm të drogës, prodhimin dhe mbajtjen e paligjshme të drogës dhe për gënjeshtra duke mashtruar zyrtarin publik.

Ndër të tjera mësohet se droga e llojit marijuanë nisej nga Shqipëria dhe kishte destinacione të ndryshme në Evropë.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!