Një grup i madh pedofilësh që abuzuan duke shfrytëzuar internetin dhe kryen krime ndaj vajzave dhe djemve u arrestuan në Serbi.
Operacioni i quajtur Armagedon kishte të bënte me viktima të këtij grupi pedofilësh, të moshës tre deri në 14 vjeç.
Aksioni është kryer nga anëtarët e Drejtorisë për Teknologji, Shërbimit për Luftimin e Krimit të Teknologjisë së Lartë, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë për VTK.
Në aksion janë sekuestruar kompjuterët e të dyshuarve dhe janë siguruar prova konkrete materiale për vepra të caktuara penale./abcnews.al