Shkatërrohet baza e prostitucionit virtual “Chat Line 5” në Tiranë

schedule10:04 - 28 Mars, 2018

schedule 10:04 - 28 Mars, 2018

Prangosen dy vajza në Tiranë, pjesë e grupit “Chat Line 5”, i cili merrej me prostitucionin virtual. Sipas policia Bruna. S, ishte administratorja e një studio “Chat Line”, ndërsa pagesat për vajzat që punonin virtualisht ishte 1 mijë euro.

Prostitucion virtual vijon të shfaqet në forma të ndyrshme në kryeqytet. Në më pak se dy vite, policia ka shkatarruar 5 rrjete të tilla “Chat Line”, ku më i fundit u krye të martën.

Edhe pse janë prangosur shumë vajza me akzën e “Shfrytëzimit të prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion ose pështatje të ambiente për prostitucion”, përsëri gjykata i ka liruar nga këto vepra penale. ABC News ka mësuar nga grupi hetomor se, operacioni i kryer ishte vijimi aksioneve të mëparshme të kësaj natyre bëra në Tiranë me parë. Banesa ku zhvillohej aktiviteti ndodhej në Rrugën Reshit Petrela, në një apartament të marrë me qira në katin e katërt. Menaxhere sipas uniformave blu është 30-vjeçarja Bruna S.,  e cila nxirrte njoftim në faqet Online, duke ofruar punë për vajza nga 18-30 vjeç. Në njoftim nuk përcaktohej lloji i punës që do të kryhej, por ofrohej pagë e kënaqshme për vajzat e interesuara, ku rroga shkonte deri në 1 mijë euro.

Bashkë me menaxheren në pranga përfundoi edhe mikja e saj 27 vjeçe, si edhe u sekuestruan edhe dy kompjutera me kamera të instaluar në dy dhoma të ndryshme të apartamentit.

Sipas hetimeve, vajzat pasi kontaktonin në telefon bënin një intervistë pune, ku gradualisht vajzat instruktoheshin për të kryer sex online. Pjesë e kësaj faqeje “chat line adult work” kanë qenë dhe vajzat të tjera, të cilat kanë punuar në periudha të ndryshme kohore, por nuk janë proceduar.

Vajzave iu kërkohej të mbanin klientët sa më gjatë në linjë, pasi në bazë të minutave bëhej edhe pagesa. Çdo klient që kontaktonte këtë faqe paguante nga 100 deri në 200 euro. Ky grup kishte hapur një faqe në internet ku personat që kontaktonin fillimisht duhet të bënin një pagesë me kartë krediti e më pas, gjatë bisedës vajzat plotësonin kërkesat e tyre, duke kryer veprime me lodra seksuale. Klientet ishin të huaj dhe shqiptarë. Policia ka dyshime se ky aktivitet ka rreth 6 muaj që vijon punën./abcnews.al