Shkatërrohet banda shqiptaro-italiane, sekuestrohen rreth 4 ton drogë

schedule11:35 - 27 Maj, 2020

schedule 11:35 - 27 Maj, 2020

Në kuadër të operacionit të koduar “San Silvestro 2018”, të zhvilluar nga antimafia Italiane e Leçes në bashkëpunim me Guardia Di Finanza e Brindizit janë ekzekutuar 9 urdhëra arresti për të arrestuarit, mes të cilëve ka edhe shqiptare.

Sipas mediave italiane nga këto urdhëra arresti 5 janë lënë në burg dhe katër prej tyre me arrest shtëpie.

Gjatë hetimeve të operacionit e deri më sot në ekzekutimin e tij janë sekuestruar 3750 kg marijuanë, 50 kg hashash, 1 kg kokainë, 1 kg heorinë, 6 mjete lundruese e 3 autovetura.

Hetimet e operacionit janë ekzekutuar në sinergji me repartin e Guardia di Finanza në Durrës dhe me autoritetet e policisë shqiptare, ku është zbuluar se shtetasit shqiptarë banues në Itali,  organizonin vendosjen e kontakteve mes prodhuesve të marijuanës në Shqipëri e grupit të trafikantëve në Itali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!