Shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të drogës në Gjermani, sekuestrohen 12 kg kokainë

schedule10:19 - 10 Mars, 2022

schedule 10:19 - 10 Mars, 2022

Policia gjermane ka zhvilluar një operacion anti-drogë ku ka vënë në pranga 13 persona mes të cilëve edhe shqiptarë.

Mediat vendase bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar për 8 muaj me radhë duke ndërhyrë në 12 zona të ndryshme të Krefeld dhe në një objekt në Viersen.

Sipas mediave mësohet se hapat e para të bandës janë zbuluar nga autoritetet franceze, të cilët  kanë dekriptuar programin Encrochat ku komunikonin trafikantët dhe pas 8 muaj hetimesh është bërë i mundur ndalimi i tyre.

Gjithashtu nga ky operacion u sekuestruan 12 kg kokainë me vlerë rreth 600 mije euro, 3 kg marijuanë me vlerë rreth 30 mijë euro dhe 250 mije euro cash, ora e bizhuteri me vlere si dhe monedha floriri.

Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën ku jetonin të arrestuarit është sekuestruar një  Mercedes me vlerë 100 mijë euro dhe një Volvo me vlerë 40 mije euro u sekuestruan si asete kriminale./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!