Shkatërrohet banda shqiptare e drogës

schedule15:34 - 21 Qershor, 2018

schedule 15:34 - 21 Qershor, 2018

Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës në Vareze. Në pranga kanë rënë 7 shqiptarë dhe 1 shtetas italian. Ata merreshin kryesisht me trafikimin e kokainës.

Policia italiane ka goditur një bandë të rrezikshme shqiptarësh që merrej me trafikimin e sasive të mëdha të kokainës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat përtej Adriatikut. Në sajë të hetimeve të quajtuara “Belleza”, agjentët kanë zbatuar urdhërin e prokurorisë së Milanos dhe kanë arrestuar 8 persona, 7 shqiptarë dhe një italian. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Megjithatë raportohet se të gjithë këta shtetas ishin rezidentë në Vareze.

Ndërkohë, në një operacion të mëparshmë ishin arrestuar 7 persona të tjerë. Gjithashtu ishte sekuestruar mbi 43 kilogramë kokainë, 234 mijë euro dhe 3 makina që ishin përdorur nga korrierët për transportin e sasive të drogës në rajonin e Lombardisë. Mediat shkruajnë se hetuetit kanë bërë të mundur zbulimin e aktivitetit të tyre kriminal falë përgjimeve telefonike dhe ambientalë.

Hetuesit njoftojnë se sasitë e kokainës trafikoheshin nga Holanda për në Itali. Nga të gjithë të arrestuarit, një shqiptar i papunë ka tërhequr vëmendjen e hetuesve. Ai merrej me llogaritë me furnizuesit e kokainës, blerjen dhe transportin e drogës deri në Itali përmes autoveturave të modifikuara. Pasi hynte në territorin italian, kokaina magazinohej në Vareze dhe më pas shitej me doza të vogla në Lombardi. Ndërkohë, gjykata ka vendosur masën e paraburgimit për të gjithë të arrestuarit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!