Autoritetet e Athinës kanë shkatërruar një bandë që trafikonte drogë, trafik armësh dhe kryente vjedhje në Atikë. Siç raportojnë mediat greke, bëhet fjalë për një operacion të koordinuar dy-ditor që u zhvillua në Atikë dhe Korint. Në pranga u vunë gjashtë shqiptarë të moshës mes 27 dhe 38 dhe një 25-vjeçar grek.
Të arrestuarit akuzohen për vrasje me dashje, dhunë rast pas rasti ndaj punonjësve dhe shkelje të ligjeve të varësisë, të lidhura me armët, e pastrimit të parave.
Po ashtu, e arrestuar raportohet të jetë edhe një grua shqiptare, e akuzuar për shkelje të legjislacionit për armët dhe substancat e varësisë. Për të njëjtën çështje, rëndojnë akuza mbi një emigrant 32-vjeçar, i cili është identifikuar dhe është në kërkim.
Mediat theksojnë se gjatë operacionit të policisë, një 34-vjeçar u ndalua ndërsa lëvizte në një zonë të Korintit dhe për të shmangur arrestimin, ai rriti shpejtësinë derisa u plagos nga një oficer policie.
Sipas Policisë, 32-vjeçari, person në kërkim dhe drejtuesi 38-vjeçar i automjetit që u arrestua, janë autorët e vrasjes së mbetur në tentativë, më 26 shkurt 2021, kur nga një taksi qëlluan dhe plagosën një shqiptar në zonën e Agios Panteleimon.
Janë hetuar tre raste të vjedhjes së targave të automjeteve, ndërsa janë identifikuar 260 raste të shpërndarjes, nga anëtarët e organizatës, të kokainës dhe kanabisit te narkomanët.
Gjatë kontrolleve të policisë, u konfiskuan: Pushkë Kallashnikov, 2 pistoleta, një karabinë, 226 gëzhoja të kalibrit të ndryshëm, 468 gram kanabis, 5 gram kokainë, një laborator i pajisur plotësisht për kultivimin e kanabisit hidroponik me 6 fidanë etj.
Të gjithë të akuzuarit janë arrestuar në të kaluarën për krime të ngjashme. sb/abcnews.al/