5 shtetas janë arrestuar në Tiranë për shitje të lëndëve narkotike në doza të vogla.
Policia e shtetit bën të ditur se janë ndaluar 41 vjeçari E.H, 41 vjeç, banues në Tiranë si dhe 4 shtetas të tjerë banues në Elbasan, AP 28 vjeç, M.J. 34 vjeç, SH.M 51 vjeç dhe MG 26 vjeç, këta dy të fundit persona të dënuar më parë.
Sipas njoftimit të policisë, personat janë arrestuar në flagrancë pas një informacioni paraprak të seksionit të narkotikëve të drejtorisë së policisë Tiranë. Të pestë në bashkëpunim me njëri-tjetrin shishin lëndë narkotike të dyshuar kokainë në zonën e Xhamllikut e zona të tjera në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjetet tip “Golf 5”, që këta shtetas leviznin i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 256.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë” dhe 8 telefona celularë./tvklan.al
Shkatërrohet ‘banda e kokainës’, 5 të arrestuar në Tiranë
schedule10:48 - 7 Janar, 2018
schedule 10:48 - 7 Janar, 2018