Policia austiake shkatërruar një bandë hajdutësh shqiptarë, që ishin kthyer në një shqetësim për qytetarët e Styrias, Salzburgut dhe Burgenland. Sipas mediave, në pranga kanë rënë tre shqiptarët, të moshave 32, 36 dhe 49 vjeç, të cilët dyshohen se kanë kryer gjithsej 20 vjedhje në këto zona.
Shqiptarët hapnin me forcë dyert dhe dritaret e vilave duke vjedhur para të gatshme dhe bizhuteri me vlerë rreth 200 mijë euro. Njëri prej tyre, 32 vjeçari u arrestua në Spanjë më 5 shkurt 2024 në bazë të urdhrit evropian të arrestit të lëshuar nga prokuroria publike e Gracit.
Ai u ekstradua nga Spanja në Austri më 19 mars 2024. 32 vjeçari është marrë në pyetje dhe ka pranuar përfshirjen e tij në vjedhje./abcnews.al