Në prag të festave të fundvitit, pikat e informimit të turistëve në Beratit janë shkatërruar, duke e bërë të vështirë orientimin e të huajve që duan të vizitojnë këtë qytet. Zyrtarë të Bashkisë thonë se riparimi i info-kioskave të dëmtuara do kryhet pas zhvillimit të tenderit.
Deri më tani askush nga institucionet nuk e ka vënë ujin në zjarr që ato të riparohen dhe autorët të zbulohen. Qytetarët apelojnë që të vihet dorë, ndërsa zyrtari i bashkisë sqaron se riparimi do kryhet pas zhvillimit të tenderit.
Nëse një turist do të vizitojë Beratin në ditët e festave do të përballet me këtë pamje të kioskave të informimit dhe nuk do të marrë dot të dhëna.
Këto imazhe nuk na nderojnë aspak. Për rreth një muaj janë dëmtuar dhe thyer tetë info-kioska që ofronin shërbimin e guidës për vizitorët e huaj dhe vendas. Autorët që i kanë dëmtuar nuk janë zbuluar dhe për këtë arsye banorët thonë se kanë një sugjerim
Ata kërkojnë nga Bashkia që të vendoset një person për ti ruajtu këto info-kioska.
“Bashkia duhet të vendosi një person që ti ruaj këto info-kioska në pjesët më të rëndësishme të qytetit”
Por a ka ndonjë shpresë që kioskat të jenë funksionale? Specialisti pranë Bashkisë Berat, Altin Hoxha sqaron se duhen para të tjera që ky shëbim të kthehet në normalitet.
“Ne kemi denoncimet pranë policisë Beratit për të gjetur autorët e thyerjes së këtyre info-kioskave. Por për ti vënë përsëri në funksionim presim që të zhvillohet tenderi, që të jenë përsëri funksionale, shprehet specialisti i IT pranë Bashkisë Berat, Altin Hoxha.
Këto info-kioska u ngritën dy vjet më parë dhe për to u shpenzuan rreth 13 milion lekë./abcnews.al