Sipas Kryqit të Kuq, shkatërrimi nga tërmeti i Birmanisë nuk është parë për më shumë se një shekull në kontinentin e Azisë.
“Ajo që ne po shohim këtu në Birmani është një nivel shkatërrimi që nuk është parë më shumë se një shekull në Azi”, ka shkruar Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) në një postim në X.
“Kjo nuk është thjesht një fatkeqësi, është një krizë komplekse humanitare e shtresuar mbi dobësitë ekzistuese”, ka thënë në një deklaratë të veçantë Alexander Matheou, drejtor rajonal për Azinë Paqësor në IFRC.
“Përmasat e kësaj fatkeqësie janë thelbësore dhe nevoja për mbështetje është urgjente”.