Shkatërrimi i aeroplanit më të madh në botë, 15 vite burg për dy persona

schedule22:49 - 27 Shkurt, 2024

schedule 22:49 - 27 Shkurt, 2024

Dy burra përballen me 15 vjet burg për shkatërrimin e avionit më të madh në botë, ka thënë Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës.

Ish-drejtori i përgjithshëm i kompanisë ukrainase të prodhimit të avionëve “Antonov” dhe ish-shefi i departamentit të sigurisë së aviacionit janë lënë në paraburgim si pjesë e hetimit, tha ai. Avioni AN-225 Mriya u shkatërrua nga forcat ruse gjatë betejës për Aeroportin Hostomel më 27 shkurt 2022.

Shërbimi i sigurisë kishte hetuar sulmin që atëherë dhe ka thënë sot se ka mbledhur “prova të padiskutueshme” që tregojnë përfshirjen e të dyshuarve. Ai pretendoi se dy burrat ndaluan ushtarakët ukrainas të hynin në Aeroportin Hostomel për t’u “përgatitur për mbrojtjen e tij” në prag të pushtimit rus.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!