Pyjet ne Qarkun e Elbasanit kanë pësuar dëmtime shumë të mëdha nga erërat e forta të ditëve të fundit. Speciliastët kanë treguar se ky dëm është i njëjtë sikur në keto zona të kishte tsunam.
Dëmet mund të krahasohen me tsunamet. Dorës shkatërruese të njeriut, zjarreve dhe faktorëve të tjerë të disfavorshëm, iu shtua edhe era e fortë e këtyre ditëve e cila ishte goditje e madhe për pyjet e qarkut të Elbasanit.
Bilanci është trishtues. Sipas raportimeve të marra, rezulton se në të 7 bashkitë e qarkut Elbasan ka pasur dëme në pyje këto ditë, por më rëndë janë goditur masivet në Elbasan, Gramsh, Librazhd dhe Prrenjas. Humbje ka pasur edhe në Parkun Kombëtar Shebenik Jabllanicë si dhe në Pyllin e UNESCO-s në Rrajcë.
Në Elbasan dëme janë kosntatuar në Koder Krastë, pyjet e Gjinarit dhe Bukanikut, Zavalinë, Labinot Mal, Funar etj. Në Gramsh në Lenie, Skëndërbegas, Poroçan .
Kurse në Librazhd e Prrenjas janë konstatuar dëme në Fushë Studen, Lunik, Stëblevë, Stravaj, Polis, Sopot, Rrajcë etj. Era e fortë ka shkulur ose thyer pishat si dhe drurët në këto pyje duke provokuar një situatë të pazakontë.
Shërbimi pyjor, Administrata e Zonave të Mbrojtura dhe pushtetit vendor, për periudhën në vazhdim do tu duhet të përballen me një situatë të re.
Gjatë viteve të fundit është bërë punë e mirë në ruajtjen dhe shtimin e sipërfaqeve pyjore në Elbasan. Madje janë aplikuar edhe disa projekte mjaft ambicioze në këtë drejtim./abcnews.al

