GJIROKASTËR- Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në Gjirokastër.
Përroi i Ficos në lagjen “Palorto” ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në zonën e poshtme të qytetit. Si pasojë e vërshimit të ujit, disa pjesë të qytetit kanë pësuar dëme të konsiderueshme.
Autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave janë vënë në terren për të mbështetur banorët dhe për të marrë masat e nevojshme për përballimin e situatës.
Fatmirësisht deri në këto momente nuk raportohet për pasoja në jetë njerëzish/abcnews.al


