Shkarkohet prokurorja Rovena Gashi

schedule15:30 - 29 Maj, 2019

schedule 15:30 - 29 Maj, 2019

Rovena Gashi do të mbetet përfundimisht jashtë sistemit. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur shkarkimi nga detyra për shkak se pasuria e saj ishte e pajustifikuar me burime të ligjshme dhe nuk kanë bindur KPA që të pranojë ankimin e saj. Rovena Gashi nuk ishte e pranishme gjatë shpalljes së vendimit.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të shkarkoje nga detyra Rovena Gashin, Prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e kishte shkarkuar më 28 Korrik 2018.

Rovena Gashi nuk ishte e pranishme gjatë shpalljes së vendimit. Gjatë shqyrtimit të ankimimit të ish-prokurores Gashi, KPA ka konstatuar se deklarimi i pasurisë nuk ishte i saktë dhe nuk ka pasur burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit konstatoi një sërë parregullsish për dy apartamente që ishin në pronësi të Gashit. Ish-prokurorja është e njohur edhe si krahu I djathtë I ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Për 2 apartamentet, njëri tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës dhe tjetri në Tiranë në rrugën “Kostandin Kristoforidhi”, ish-prokurorja nuk kishte deklaruar saktë çmimin e blerjes. KPA ka konstatuar se në kontratat e nënshkruara nga Rovena Gashi janë të pasakta dhe nuk ka pasur burime pasurie të ligjshme për të justifikuar blerjen.

Rovana Gashi kishte bërë një kërkesë me 10 Maj për përjashtim të trupës gjykuese, por kjo kërkesë e saj ishte rrëzuar nga 5 trupa gjyqësore më 27 Maj 2019. Rovena Gashi më herët ishte pezulluar edhe nga funksioni i drejtueses së dekriminalizimit dhe prokurores në Prokurorinë e Përgjithshme nga kryeprokurorja Arta Marku./ABC News Albania 24/7