Shkarkohet nga posti i tij numri 2 i FBI-së

schedule13:36 - 17 Mars, 2018

schedule 13:36 - 17 Mars, 2018

Presidenti amerikan me anë të një mesazhi në Twitter konfirmoi shkarkimin nga posti i tij vetëm dy ditë para daljes në pension të numrit 2 të FBI-së, Endrju Mekejb. Ky i fundit e komentoi pushimin nga puna si pjesë e luftës që kreu i Shtëpisë së Bardhë i ka shpallur FBI-së.

Xhef Sessions ka pushuar nga puna ish-numrin dy të FBI-së, Endrju Mekejb, me akuzën se u ka dhënë mediave lajme të rezervuara dhe se nuk ka qenë i sinqertë në shumë raste dhe kur ka qenë nën betim.

Vendimi u mor 48 orë para se Mekejb të dilte në pension. Njësoj si Reks Tillerson pak ditë më parë, as Mekejb nuk ishte lajmëruar për pushimin nga puna. Ai mësoi për shkarkimin nga puna, kur gazetarët e telefonuan për t’i marrë një deklaratë. Mekejb reagoi duke thënë se pushimi nga puna është pjesë e luftës së presidentit Donald Trump ndaj FBI-së dhe prokurorit special të cështjes Russiagate, Robert Mueller.

Ai shtoi se u shkarkua nga puna në mënyrë që të dëmtohen hetimet për ndërhyrjet ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane si dhe për të dëmtuar besueshmërinë e tij si një dëshmitar i mundshëm në këtë çështje.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, shumë herë, e ka akuzuar se ka qenë në anën e Hillary Clinton. Kjo sepse ai ka qenë i përfshirë dhe në hetimet për e-mailet e ish-sekreteraes amerikane të shtetit, një çështje, ku FBI nuk bëri asnjë akuzë formale ndaj ish-kandidates për presidencën amerikane. Por pas shkarkimit nga puna të Xhejms Komei, presidenti Trump i kishte kërkuar Mekejb të merrte drejtimin e agjencisë.

Presidenti Trump, nga ana e tij, komentoi me gëzim shkarkimin nga puna të Mekejb, me anë të një mesazhi në Twitter.

“Endrju Mekejb është pushuar nga puna. Një ditë e madhe për burrat dhe gratë e FBI-së. një ditë e madhe për demokracinë”, shkruan ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!