Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Apelit në Korçë

schedule10:35 - 12 Tetor, 2020

schedule 10:35 - 12 Tetor, 2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren Etleva Temo. Kjo e fundit është gjyqtare në gjykatën e Apelit të Korçës.

Mësohet se Temo kishte probleme me pasurisë pasi nuk kishte burime të mjaftueshme për të justifikuar.

Gazetarja Glidona Daci raporton se shkak tjetër sipas KPK është se gjyqtarja ka pasur edhe konflikt interesi për shkak se bashkëshorti ka udhëtuar me një person i cili ishte ne proces gjykimi nga gjyqtarja.

Temo ka qene pjese e trupës gjykuese se bashku me Mimoza Margjekën dhe Olsi Xhavellen për të ndryshuar masën e sigurisë për Orion Balin.

Apeli i Korçës tashmë është jashtë funksionit për shkak se është vetem me njëe gjyqtar, Olsi Xhavellin. Ndërkohë çështjet po shqyrtohen me gjyqtarë të komanduar.

Etleva Temo e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si gjyqtare në Gjykatën e Pogradecit. Në vitin 2014, Temo është promovuar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Korçës. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!