Lirohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Agron Hetoja. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, me propozim të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi.
Ky vendim është marrë në kuadër të procesit të ristrukturimit që do t’i bëhet AKU-së, ndryshimeve ligjore që pritet të kalohen në Parlament dhe gjithë transformimit që do të pësojë institucioni më i rëndësishëm i sigurisë ushqimore në vend. Në vend të Hetojes, gjatë ditës së sotme është emëruar kreu i ri i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Robert Lili. /ABC news Albania 24/7