Shkarkohet gjyqtari Ilir Mustafaj

schedule08:58 - 18 Korrik, 2019

schedule 08:58 - 18 Korrik, 2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Tiranës, kandidat për Gjykatën Kushtetuese, Ilir Mustafaj. Edhe kreu prokurorisë së Vlorës, Ardian Ylli nuk e kaloi sitën e Vettingut. Ndërsa Elida Kaçkini kandidatja për SPAK, kaloi tre komponentët e vlerësimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Shkarkoi nga detyra Ilir Mustafajn, kandidat për Gjykatën Kushtetuese. Sipas vendimit të komisionit, Mustafaj gjyqtar në gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë kishte probleme me pasurinë.

Më herët gjatë seancës dëgjimore Mustafaj kërkoi dhe ndërrimin e trupit gjykues, por kjo kërkesë u rrëzua. Në përfundim Mustafaj u shpreh se do ta apelojë vendimin e KPK-së.

“Sot ka humbur vendi, ka humbur Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë e cila nuk do të ketë në përbërjen e saj një gjyqtar të ndershëm, profesional, të karrierës dhe një profesor të së drejtës”, tha ai në dalje.

Të njëjtin fat pati edhe Ardian Ylli, drejtues i Prokurorisë së Vlorës. Komisioni Pavarur i Kualifikimit ka vërejtur probleme me pasurinë, për të cilën Ylli nuk ka mundur ta justifikojë. Ndërsa Prokurorja e Tiranës Elida Kaçkini, kandidate për SPAK u konfirmua në detyrë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!