Katër juristë të Hipotekës së Vlorës janë shkarkuar dhe 19 zyrtarë të tjerë kanë marrë vërejtje. Ky vendim i cili iu është komunikuar në Tiranë, erdhi pas hetimeve të nisura nga Kontrolli i Larte i Shtetit.
Më herët nga ky institucion u larguan nga detyra drejtori Florian Alimadhi dhe zv. Drejtorët Klodian Troci dhe Ardjan Musta.
Skandali me pronat në Jalë nisi me dosjen nr 246. Denoncimi publik u bë nga qytetari Fatos Myslimi. Ai ka pretenduar përmes një video se i kanë marrë truallin e tij pa të drejtë dhe mbi të është ndërtuar një pallat.
Menjëherë në Vlorë shkuan ekspertë të Antirkimit Ekonomike si dhe Inspektorë të KLSH. Hetimet po vazhdojnë dhe për prona të tjera pasi në Vlorë ka shumë ankesa dhe denoncime për abuzime nga ana e zyrtarëve të Kadastrës. /ABC News Albania 24/7