Shkarkimi, Meta padi në prokurori: Kuvendi depozitoi prova të falsifikuara

schedule13:57 - 7 Shkurt, 2022

schedule 13:57 - 7 Shkurt, 2022

Presidenti i Republikës Ilir Meta, siç bëri të ditur më herët gjatë ditës përfaqësuesi i tij ligjor për mediat, ka çuar në prokurori Kuvendin, që sipas tij ka manipuluar provat shkresore në betejën ligjore të mbajtur në Kushtetuese.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan: “Sapo falënderova Bledin dhe Katrin, për përfaqësimin me dinjitet dhe profesionalizëm të Institucionit të Presidentit të Republikës. I kërkova të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese. Ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore! Takohemi shumë shpejt në një komunikim me mediat!”


Gjykata Kushtetuese mbylli pasditen e së hënës shqyrtimin dhe dëgjimin e palëve për kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e kreut të shtetit. Pas përfundimit të seancës, përfaqësuesi i presidencës, Bledar Dervishaj akuzoi Kuvendin për manipulim të provave.

“Sot u mbyll seanca e iniciuar pa të drejtë nga Kuvendi. U provua që Kuvendi depozitoi prova të manipuluara vetëm e vetëm me qëllimin që të rrëzoheshin pretendimet e kreut të shtetit dhe kur kjo ndodh me Presidentin, imagjino çfarë duhet të mendojmë ne si qytetarë.”

Kushtetuesja prittë të japë një vendim brenda 30 ditëve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!