Opozita Parlamentare ka vendosur të braktisë mbledhjen online të Komisionit hetimor për Shkarkimin e Ilir Metës.
Shkak për këtë veprim është bërë ndryshimi i qëndrimit të Partisë Socialiste për mosshkarkimin e Presidentit.
Deputetët Halit Valteri dhe Alban Zeneli deklaruan se vendimi i fundit i PS për mosshkarkimin e Metës është pa sens, pasi Komisioni Hetimor u ngrit nga vetë PS për këtë qëllim, gjë që sipas opozitës parlamentare tregon se PS po bën pazare me Presidentin.
“Cila është arsye që ngritët këtë komision, kjo është pa sens. Ne kemi treguar që në fillim që jemi mbështetës të institucioneve, arsye pse kemi ardhur në këtë komisioni. Kjo nuk do të thotë që ne të bëhemi pjesë e lojërave tuaja me Ilir Metën. Ndaj kemi vendosur te braktisim kete Komision dhe ju vazhdoni me pazaret tuaja”, deklaroi deputeti Zeneli.
I vetmi që nuk ka mbështetur këtë qëndrim të opozitës parlamentare, dhe vendosi të qëndrojë në mbledhjen e Komisionit Hetimor, ishte deputeti Adriatik Alimadhi i cili deklaroi se ishte pro vendimit të mazhorancës për moshshkarkimin e Metës.
“Meqe deputeti Valteri tha se ky eshte qendrimi i opozites parlamentare une nuk jam dakord me Valterin, i qëndroj atyre që relatoi Bushka”, tha Alimadhi./abcnews.al