Shkarkimi i Presidentit, Muçi: Mbaron kur të formohet Gjykata Kushtetuese

schedule22:15 - 18 Qershor, 2019

schedule 22:15 - 18 Qershor, 2019

Juristi Shefqet Muçi ka shpjeguar në studion e Provokacijas dekretin e Presidentit për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve si edhe procedurën për shkarkimin e Presidentit.

Sipas tij Presidenti është nisur nga premisa pozitive për të shmangur përplasjet, pavarësisht se ka shkelur Kushtetutën. Ai u ka krijuar mundësinë palëve të ulen dhe të merren vesh për krizën ku ndodhen.

“Detyra e Presidentit është të shpallë zgjedhjet. Kur shpall zgjedhjet mbaron detyra e tij dhe nuk ka të drejtë të futet në proces zgjedhor.

Tani kur Presidenti kur e shfuqizoi dekretin tha se nuk duhet t’i qëndrojmë gërmës, por duhet t’i referohemi përmbatjes në rrethanat ku ndodhemi siguria publike, për të shmangur ndonjë përplasje e shfuqozoi për të krijuar një ditë tjetër të përshtatshem për zgjedhje në kushte normale.

Gjykata kushtetuese do shprehej nëse është apo jo në përputhej apo jo me kushtetutën.

Presidenti është nisur nga premisa pozitive, pavarësisht nga opsionet se ka bashkëshorten kryetare partie dhe shfuqizmi i dekretit të tij në këto rrethana edhe pse është shkelje e Kushtetutës, nuk është bërë për herë të parë, është bërë edhe nga Presidentët e tjerë Nishani, Moisiu.

Rëndësi ka të futet në dekret apo jo shpalli datën e zgjedhjes apo nëse ka të drejtë ta shfuqziojë ka të drejtë dhe ta ndryshojë

U ka krijuar mundësi palëve të ulen dhe të merren vesh për krizën ku ndodhen”.

Sa i takon procedurës për shkarkimin Presidenti të ndërmarrë nga mazhoranca, Muçi thekson se për aq kohë sa nuk ekziston Gjykata Kushtetuese, Presidentit nuk ka çfarë t’i bëjë njeri.

“Parlamenti kur konstaton shkelje të rëndë të Presidentit nis procedurat për shkarkimin e Presidentit dhe vendimi i Kuvendit i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtar kur nuk ekziston Gjykata Kushtetuese, Presidentit nuk ka çi bëjë njeri. Fillon tani procedura dhe mbaron kur të formohet Gjykata Kushtetuese”.

Gjatë bisedës në Studion e Provokacijas Muçi foli gjithashtu edhe për reformën në drejtësi dhe institucionet. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!