Shkarkimi i Presidentit, Balla-Metës: Vazhdo me kumbullën se LSI-së s’ke çfarë t’i pish më

schedule15:56 - 28 Prill, 2021

schedule 15:56 - 28 Prill, 2021

Vijojnë replikat mes Presidentit të Republikës dhe Taulant Ballës, pasi ky i fundit lajmëroi fillimin për herë të dytë të procedurave për shkarkimin e Metës. Në një postim në Twitter, Balla bën lojë fjalësh me rakinë për të cilën thotë se Presidenti e ka nisur që në mëngjes.

Sipas Ballës, Meta duhet të vazhdojë me “kumbullën e më pas në darkë me rrushin, pasi LSI-së nuk ka çfarë t’i pijë më.” Pasi Meta i përmendi bandat e Elbasanit, Balla i thotë që as të mos e kujtojë fare këtë qytet pasi “do t’i duhet raki pishe”.

POSTIMI

“Likja e paska tharë që në mëngjes shishen e rakisë së dëllinjës! Tani vazhdo me kumbullën Like dhe në darkë kalo ke rrushi, se LSI-së s’ke ça i pi më! Po Elbasanin mos e kujto fare se do të duhet raki pishe pastaj!”

Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, Taulant Balla bëri të ditur se pas përfundimit të numërimit të votave për kandidatët, maxhoranca do të “fillojë bërjen e letrave gati” për shkarkimin e Metës.  sb/abcnews.al/