Mauricio Pochettino u shkarkua pak ditë më parë nga bordi drejtues i Tottenham, në mënyrë befasuese. Strategu argjentinas kishte më shumë se pesë vite në krye të Tottenham dhe po bënte një punë të shkëlqyer, megjithatë, Daniel Levy dhe presidenca e “Gjelave” vendosën që të merrnin Jose Mourinhon në vend të tij.
Pochettino nuk kishte mundësi të përshëndetej as me lojtarët e tij, me të cilët kishte kaluar më shumë se pesë vite. Pavarësisht kësaj, argjentinasi gjeti kohën që të shkruante një mesazh të fundit falënderimi në tabelën ku analizonte skemat para fillimit të çdo ndeshje.
“Një falënderim i madh për ju të gjithë. Gjithmonë do të mbeteni në zemrën time!” Këto ishin fjalët e Pochettinos dhe fotoja e strategut argjentinas duke shkruar këtë mesazh, është bërë virale në rrjet./abcnews.al
? Mauricio Pochettino and his coaching staff leave a farewell message to @SpursOfficial players.
? Touch of class. pic.twitter.com/xdwvC9gvRl
— SPORF (@Sporf) November 21, 2019