Ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka ironizuar vendimin e Lulzim Bashës për të shkarkuar Flamur Nokën nga Komisioni i Sigurisë Kombëtare.
“E mbyti Ramen… duke hequr te vetët”, shkruan Topalli.
“Nuk do të ketë asnjë tolerim”. Ky ishte paralajmërimi i fortë i Lulzim Bashës ditën e sotme për Flamur Nokën nëse vazhdon, por edhe deputetët e tjerë.
Ai tha nga selia blu se “ne nuk mund të mbetemi peng i axhendave personale, sajesave dhe shpifjeve, që duan ta kthejnë PD në një bunker të axhendave personale, të kujtdo qofshin”./Abcnews.al