Shkarkimi i Ilir Metës sjell në Tiranë javën e ardhshme një delegacion nga Komisioni i Venecias. Ekspertët, do të takohen me qëndrimet e të gjitha palëve mbi nismën e mazhorancës për shkarkimin e Presidentit të Republikës.
Takimet do të nisin të martën në mëngjes, me deputetë të mazhorancës e me pas me deputetet e opozitës parlamentare dhe asaj jo parlamentare. Ekspertët do të takojnë kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, dhe në mesditën e 10 Shtatorit do të takohen Ilir Metën, personin nën hetim parlamentar.
Delegacioni ka parashikuar takim Me kryeministrin Rama, Ministrin e Brendshëm, anëtarët e KQZ-së, anëtarët e Komisionit Hetimor si dhe Vitore Tushen, të vetmen gjyqtare kushtetuese.
Në Tetor pritet përgjigjia e Komisionit të Venecias nëse Meta e shkeli ose jo Kushtetutën kur firmosi anulimin e datës së zgjedhjeve në 30 Qershor./ABC News Albania 24/7