Akt puçist e ka quajtur ish presidenti Sali Berisha votimin e parlamentit për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e kreut të Shtetit.
“Akt të mirëfilltë puçist të Evn Kristaq Kolekës. Shqiptarët do t’i japi atij atë që meriton në mënyrën më të vendosur. Tani ai është një armik i egër i lirisë, i shëndetit, i vlerave, i interesit kombëtar të këtij kombi. Ekspertiza ndërkombëtare shpalli se ato dekrete s’mund t’i shqyrtojë askush tjetër përveç Gjykatës Kushtetuese. As narkoparlamenti i narkohorrova, as narkoqeveria e kupolës së mafies”, tha Berisha./ABC News Albania 24/7

