Me 97 vota, 6 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi ka miratuar ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Abc, mëson se Komisioni Hetimor, nuk do të humbi kohë dhe seancën e parë të mbledhje e kanë caktuar për ditën e nesërme në orën 11.
Ndërkohë gazetarja e Abc, Esiona Konomi raporton se deputetët që kanë votuar kundër nisjes së Komisionit Hetimor për Metën janë: Elda Hoti, Artur Roshi, Lefter Maliqi, Fatjona Dhimitri, Kujtim Gjuzi, Adriatik Alimadhi. Ndërsa Ralf Gjoni ka qenë abstenim.
Komisioni Hetimor që do shqyrtojë kërkesën e 49 deputetëve të mazhorancës për shkarkimin e Metës, me pretendimet se ky i fundit ka kryer shkelje të rënda Kushtetuese. Kryetari i këtij komisioni është Alket Hyseni. Ndërsa, nënkryetari i komisioni është Myslim Murrizi. Sekretare është Klotilda Bushka dhe anëtarë të tjerë janë Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka dhe Arlind Çarçani. Kurse, zëvendësues janë emëruar Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi./abcnews.al/