Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale lidhur me votimin në Kuvend për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Balla e ka cilësuar si një dhuratë të bukur për Shqipërinë në prag të ditëlindjes së 30 të Partisë Socialiste.
“Kuvendi shkarkoi presidentin Ilir Meta. Dhuratë e bukur Shqipërisë në prag të ditëlindjes së 30 të Partisë Socialiste” shkruan Balla.
Kujtojmë se me 104 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenim Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Tashmë fati i presidentit Ilir Meta do të varet nga Gjykata Kushtetuese e cila do të hetojë nëse gjetjet e Komisionit Hetimor për Metën përbëjnë shkelje të Kushtetutës.
Meta është presidenti i parë në historinë e Shqipërisë që ndëshkohet me votë nga deputetët, pas nismës së 55 deputetëve socialistë dhe hetimeve nga Komisioni i Posaçëm, pjesë të cilit ishin edhe deputetët e opozitës parlamentare. Në procesin e votimit sot morën pjesën 114 deputetë ndërsa 8 munguan. e.l/abcnews.al/

