Shkarkimi i Allkjas nga QSUT, Sindikata e Mjekëve paralajmëron protestë: Bota s’ka, ne i pushojmë

schedule19:32 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 19:32 - 30 Dhjetor, 2020

Sindikata e Mjekëve ka paralajmëruar protestë pas shkarkimit të kolegut të tyre Ilir Allkja nga QSUT. Ata thonë se në një kohë kur bota është krizë për staf mjekësor, Shqipëria me një numër të vogël të personelit shëndetësor, pushon një mjek nga puna duke ia atribuuar arsyet përplasjeve politike.

Ata kanë bërë me dije se protesta do të zhvillohet nesër në orën 10.00 në Sheshin përpara spitalit 1 Nënë Tereza.

“E RËNDË Në një situatë kur gjithë bota është në krizë për staf mjeksor, Shqipëria, ky vend i vogël me mungesë të personelit shëndetësor ka luksin të pushoj mjek nga puna për arsye politike.

Kush e ndjen që mund ti bashkohet një proteste në orën 10.00 në Sheshin përpara spitalit 1 Nënë Tereza në kundërshtim të vendimeve të tilla dhe në mbështetje të personelit shëndetsor që po punon në kushte sfilitëse vetmohuese,  është i mirëpritur.  Faleminderit!”, thuhet në njoftim.

QSUT shkarkoi nga detyra mjekun e Urgjencës Ilir Allkja. Vendimi u mor gjatë ditës së sotme nga drejtori Enkelejdi Joti i cili deklaroi se Allkja ka shkelur etikën e punës duke publikuar materiale konfidenciale përmes komunikimeve të tij në rrjetin social Facebook si edhe në media./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!