Shkarkimi i Brdaric nga Vllaznia, reagon edhe presidenti Alban Xhaferi

schedule11:59 - 15 Mars, 2022

schedule 11:59 - 15 Mars, 2022

Vllaznia ka shkarkuar një ditë më parë trajneri Thomas Brdaric, pas humbjes së pësuar në shtëpi kundër ekipit të Tiranës. Në mbrëmje kuqeblutë dolën me një komunikatë, ndërkohë që pas kësaj lëvizjeje nuk mund të mos e thoshte diçka edhe presidenti Alban Xhaferi.

“Të dashur miq, sportdashës, dashamirës të Klubit Futbollit Vllaznia. Duke vlerësuar situatën aktuale jo të mirë të rezultateve që po kalon ekipi jone i zemrës, kemi marrë vendim për ndërprerjen e marrëdhënieve me trajnerin e shquar Thomas Brdaric. Me anë të këtij statusi dua të falënderoj personalisht dhe në emër të klubit, Z. Brdaric për gjithçka që kontribuoi për ekipin tone të zemrës për më shumë se 1 sezon e gjysmë.

Gjithashtu dua t’i uroj shumë suksese në karrierën e tij në vijimësi. Vitin e kaluar jemi të gjithë dëshmitarë të një viti të jashtëzakonshëm të rikthimit të Vllaznisë në rrugën e suksesit, ku kulmoi me fitimin e Kupës së Shqipërisë dhe pa diskutim pjesë shumë e rëndësishme e rikthimit të këtyre emocioneve ishte trajneri Brdaric.

I mirëkuptoj reagimet sensitive të gjithsecilit dhe sigurisht debatet pozitive apo negative për këtë vendim, por dua t’ju siguroj se çdo ndryshim që bëhet është vetëm për një qëllim, për të përmirësuar situatën dhe arritur objektivat tona sa më të larta. Gjithashtu dua t’i uroj suksese në drejtimin e ekipit tonë, dyshes shkodrane, Elvis Plori-Auron Miloti. Me ndihmën  e Zotit, do t’ia dalim”, shkruan Xhaferi në rrjetet sociale. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!