Ish-sulmuesi i kombëtares italiane, Marco Simone, pretendon se Milani e kishte planifikuar shkarkimin e Zvonimir Boban si dhe ka dyshimet e tij për emrin e Ralf Rangnick në krye të pankinës. Gjithashtu italiani dëshiron të shohë Mauro Icardi me fanelën kuqezi në të ardhmen.
“Një gabim i jashtëzakonshëm. Ishte shumë sipërfaqësore për ta shkarkuar vetëm për shkak të një interviste. Unë mendoj se ata e përdorën atë si një pretekst, ishte diçka që ata kishin planifikuar prej kohësh. Kur ju zgjidhni Boban dhe Maldini duhet ta dini peshën e atyre. Ata e dinë se si menaxhohet Milani dhe duhet ta vazhdonin rrugën së bashku”, deklaron Simone për “La Gazzetta dello Sport”.
“Ragnick? Kam disa dyshime për një figurë si, pasi nuk e di nëse tipat si ai mund të funksionojnë në Itali. Roli i tij në pankinë do të eliminonte atë të Maldinit. Klubi duhet të sqarojë se si të vendos sferën menaxheriale. Nëse Gazidis synon ta vendosë atë si jashtë vendit, atëherë marrëdhëniet me Paolo duhet të mbyllen dhe ndoshta Rangnick mund të funksionojë”, vazhdon ish-sulmuesi.
“Milani? Unë do t’i besoja Leaos, pasi ai ka forcë dhe talent. Unë nuk do të hiqja kurrë dorë nga Piatek, pasi ai është një nuhatës goli. Nëse Ibrahimoviç largohet, ata do të humbasin shumë. Do doja të shikoja Cavanin dhe Icardin si kuqezi. Do të ishte një mrekulli, sidomos për Mauron. Mendoj se edhe Milik mund të bëj mirë me kuqezinnjtë,” mbyll italiani. /abcnews.al